Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 19 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:
"Pasuria trashëgimore para shpërndarjes së saj; zëvendësimi i trashëgimtarit gjatë thirrjes në trashëgiminë ligjore në dallim me zëvendësimin në trashëgiminë testamentare, kuptimi ligjor lidhur me "rrethin e trashëgimtarëve të domosdoshëm testamentare"; roli i gjykatës; këndvështrimet e doktrinës dhe praktikës ligjore. Ndarja e kompetencës lëndore në fushën e problematikave të lindura nga trashëgimia"
Ekspertë : Artan Hajdari, Altin Shkurti
Lehtësues : Arben Hakani, Elona Saliaj
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është:
Aftësimi i gjyqtarëve për cështjet me objekt paditë me natyrë trashgimie duke interpretuar drejtë kriteret e vendosura nga ligji:
në lidhje nenet 343 deri 347 të KC;
në lidhje me cështje ligjore me rëndësi të posaçme për praktikën gjyqësore në interpretim te nenit 326, 361, 377 dhe 378 të KC;
në lidhje me mbrojtjen e të drejtave pasurore që rrjedhin nga trashëgimia testamentare e pavlefshme;
në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese nr. 69/2023.
në lidhje me çështje të kompetencës lëndore në paditë me objekt në kundërshtimi i akteve të noterëve për trashëgiminë, referuar ligjit “Për Noterinë”.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema si:
- Pasuria trashëgimore para shpërndarjes së saj;
- Masat provizore për sigurimin e pasurisë trashëgimore;
- Zëvendësimi i trashëgimtarit gjatë thirrjes në trashëgiminë ligjore në dallim me zëvendësimin në trashëgiminë testamentare;
- Zëvendësuesi testamentar;
-Çështje të kompetencës lëndore në paditë me objekt te kundërshtimi i akteve të noterëve për trashëgiminë,
referuar ligjit “Për Noterinë”.
-Mbrojtja e të drejtave pasurore që rrjedhin nga trashëgimia testamentare e pavlefshme.
- Kuptimi ligjor lidhur me "rrethin e trashëgimtarëve të domosdoshëm testamentarë"; këndvështrimet e doktrinës dhe praktikës ligjore.
Masat që mundëson ligji për sigurimin e pasurisë trashëgimore para se t’u shpërndahet trashëgimtarëve ligjor apo testamentarë. Roli dhe funksioni i gjykatës ndaj akteve të noterit. Praktika gjyqësore, nenet 343 deri 347 te KC.
- Kuptimi ligjor lidhur me "rrethin e trashëgimtarëve të domosdoshëm testamentarë"; këndvështrimet e doktrinës dhe praktikës ligjore.
Trajtimi VGJK nr. 69 datë 27.12.2023.